Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Drini Zeqo i përlot të gjithë: U largova për motrën, ka probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga Newsbomb
Drini Zeqo i përlot të gjithë: U largova për motrën, ka

Gazetari Drini Zeqo i cili la përgjysëm rrugëtimin e tij në Big Brother Vip 3 ditë më parë, mbrëmjen e kësaj të shtune ka ardhur me një rrëfim mjaft prekës. Për herë të parë, Drini ka rrëfyer se motra e tij, gjëja më e shtrenjtë dhe dashuria e tij, prej vitesh ka probleme të  shëndetit mendor.

Kjo ka qënë edhe arsyeja se pse gazetari u fut brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” si dhe arsyeja pse e la këtë rrugëtim në mes.

I pranishëm në “primen” e sotme, Drini tha se u fut në shtëpi pikërisht për këtë kauzë, për motrën e tij. Mirëpo, u detyrua të largohej nga shtëpia pasi u informua se ajo kishte një shqetësim, pa u menduar dy herë mblodhi rrobat dhe kështu u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Gara për mua filloi që kur hyra në ambientet e topit. Kur njeriu nis një sfidë të re gjithmonë mendojmë se për çfarë po e bën ti këtë. Është e natyrshme të mendosh se unë dhe të tjerë që i hynë gjërat pa menduar. Mendova që Big ka një audiencë të pamasë dhe mendova ok të futem, po përveç kësaj që përsa të ecësh në atë rrugë e cila nuk ështe lehtë të kesh dhe një kauzë. Thënë kjo mendova cila është kauza e jetës tonë. Dikush ka famën, paratë, fëmijën, prindërit në rastin tim kauza ishte motra. Sepse unë kam shumë vite që jetoj me familjen e një motër. Ajo është dashuria ime më e madhe në jetën time. Ndonjëherë nuk mjafton të duash por edhe të japësh dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

Unë e mendova se duke qenë pranë saj dhe prej vitesh po bën një betejë sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar vendosa ta ndërpres garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor.

Më shumë se ata që janë të prekur nga ata që janë të prekur nga shëndeti mendor, kjo kauzë ishte dhe për ata që qëndrojnë pranë atyre që vuajnë nga shëndeti mendor.  Nëna ime është detyruar që të kujdeset dyfish për të. Atë ditë që më njoftuan që ka diçka që nuk shkon mendova çfarë na ndryshon ne nga çdo gjë tjetër, na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur”, tha Drini i përlotur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese