Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Drift” me Mercedes dhe fishekzjarre nga xhami, shikoni çfarë bëjnë të rinjtë në Kukës, Policia u vihet në ndjekje (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Drift” me Mercedes dhe fishekzjarre nga xhami, shikoni

Këto janë pamjet e ndërrimit të viteve në Kukës. Disa të rinjë kanë zgjedhur që të “djegin gomat” me Mercedes në mes të qytetit, ndërsa nga xhamat hedhin fishekzjarre.

Por këto skena kanë zgjatur vetëm disa momente sepse patrullat e Policisë kanë qenë në gatishmëri, në fakt janë në gatishmëri prej ditësh për sigurinë e festave, dhe u janë vënë në ndjekje. Fillimisht ata kanë vazhduar të bëjnë “drift” por më pas janë detyruar të largohen.

Nga Policia e Kukësit nuk ka informacion sesi është proceduar me këta të rinj, por siç shihet nga pamjet dy mjete të shërbimeve të Policisë u janë vënë në ndjekje dhe u kanë prishur “driftin”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.