Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dreka me familjet e prekura nga tërmeti, Meta në Mamurras: Le të jenë këto Krishtlindje një ogur i mirë për ju dhe të gjithë vendin!

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti meta ne dreken e Krishtlindjeve te shtruar ne Mamurras me familjet e prekura nga termeti

Presidenti Ilir Meta ja qenë sot i pranishëm në drekën e shtruar në Mamurras me familjet  e prekura nga tërmeti.

Dreka e Krishtlindjeve u shtrua në Famullinë ‘Zoja e Ngritur në Qiell’ dhe në praninë e Kryeipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992, Presidenti Meta tha fjalën e tij dhe uroi të gjithë familjet e prekura nga tërmeti Krishtlindjet.

‘Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale.

Këto Krishlindje na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera, dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje.

Megjithatë është një moment për të shpresuar, për të gëzuar, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse!

Edhe një herë faleminderit Imzot Frendos për ftesën e tij! Ju uroj gëzuar këto Krishtlindje dhe Vitin e Ri! Le të jenë një ogur i mirë për ju si dhe për të gjithë vendin tonë!’, tha presidenti Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll