Hapësire reklamuese

Aktualitet

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon 3 anëtarë të KPK-së, ja për çfarë i akuzon

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryetarja e KPK-së Genta Bungo

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori ish-kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe 2 anëtarë të saj.

Përkatësisht janë kallëzuar ish-kryetarja e KPK-së Genta Bungo dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Në korrik të vitit 2020, Bungo u zëvendësua nga Pamela Qirko.

Sipas Gjatit, anëtarët e KPK-së kanë shpërdoruar detyrën e tyre. Mësohet se Rita Gjati i akuzon se ata nuk kanë marrë në shqyrtim disa fakte që ajo ua kishte paraqitur me dokumente. 

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”,- thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.