Hapësire reklamuese

Aktualitet

Drejtuesit e SPAK  në Shkup, diskutime për luftën kundër krimit të organizuar

Shkruar nga Newsbomb
Drejtuesit e SPAK  në Shkup, diskutime për luftën

Drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me në krye Altin Dumanin ndodhen ditën e sotme në Shkup, në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i SPAK, Altin Dumani do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Prokurorëve. Bëhet me dije se në këtë takim do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu të pranishëm në këtë Konferencë janë dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu gjatë këtij takimi do të diskutohet për luftën ndaj krimit të organizuar dhe po ashtu për luftën ndaj pastrimit të parave.

Rëndësia e kësaj Konference qëndron në faktin se, drejtuesit më të lartë të zyrave të prokurorive të caktuara për luftën kundër korrupsionit, do të diskutojnë rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, për të pasur një qasje sa më të koordinuar në nivel rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese