Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtuesit e Policisë Shqiptare presin në takim drejtuesen e SEESAC, diskutohet për rritjen e kapaciteteve në luftën kundër trafikut të armëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj, kanë pritur ditën e sotme në një takim Bijana Balon, drejtuesen e Organizatës Ndërkombëtare në Europën Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta (SEESAC).

Në këtë takim u diskutua për rritjen e kapaciteteve të Policisë Kriminale dhe Policisë Kufitare në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj kanë pritur në takim zj. Bojana Balon, drejtuese e SEESAC – South Eastern and Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Ëeapons – Organizatë Ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta.

Qëllimi i takimit me Drejtor Vocaj ishte vlerësimi i kapaciteteve të Policisë Kriminale në luftën kundër zotërimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve, si dhe hapat e mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve të Policisë Kriminale në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në vlerësimin e realizuar të nevojave, për të përcaktuar pajisjet që duhen prokuruar dhe hapat e parë lidhur me hartimin e procedurës standarde të veprimit dhe kurrikulës së trajnimit.

Në takimin me Drejtor Merkaj u diskutuan hapat e mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në vlerësimin e nevojave të realizuar nga SEESAC, për të përcaktuar pajisjet që duhen prokuruar dhe hapat e parë lidhur me hartimin e procedurës standarde të veprimit dhe kurrikulës së trajnimit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img