Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Drejtuesit e PD thanë se kapën militantët e PS me para; Reagon shtabi socialist: Të hetohet ngjarja sepse Denis Xholi nuk është me ne! Ka lidhje krushqie me deputetin e LSI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste e Dibrës reagon për ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Dibër, ku militantë dhe drejtues të PD ndaluan një makinë me dy të rinj, ku u gjetën para. Nga PD thanë se të rinjtë blinin vota për PS.

Por, në një reagim të pak minutave më parë, PS e Dibrës ka konfirmuar atë që ka publikuar media; i arrestuari Denis Xholi nuk është militant i tyre por person i cili ka lidhje krushqie me Përparim Spahiun e LSI.

Reagimi PS Dibër:

PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.

Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img