Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Drejtuesit e mëngjesit tallen me emisionin e pasdites, por asnjë fjalë për intervistën monstruoze me gjyshen 89 vjeçare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2c8086cd92026a9cfd0d8842f4d21120

Ditën e djeshme emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel transmetoi një intervistë me 89 vjeçaren e përdhunuar nga nipi i saj 2 ditë më parë në Divjakë.

Përveç se gjatë intervistës të moshuarën e nxorën me fytyrë duke rrëfyer dhunën që nipi kishte ushtruar mbi të, edhe gazetari insistonte që ajo të fliste më shumë dhe t’i tregonte edhe detaje nga përdhunimi.

Komentuesit në rrjetet sociale nuk i kursyën kritikat për këtë intervistë, ndaj edhe ditën e sotme pritej një reagim për këtë çështje, mbase edhe një kërkesë për falje për atë intervistë.

Por nuk ka ndodhur kështu, pasi dy moderatorët Erjona Rusi dhe Flori Gjini kanë zgjedhur të tallen në rrjetet sociale me emisionin “Përputhen”, duke mos thënë asnjë fjalë për rastin e 89 vjeçares.

Një situatë skandaloze, ku një e moshuar e dhunuar dhe përdhunuar nga nipi i saj përdoret për të bërë lajm dhe për të marrë ca klikime më shumë, dhe pas gjithë atyre kritikave, moderatorët nuk marrin mundimin as të kërkojnë falje.

LEXO EDHE: Revoltë në rrjet, komentuesit “masakrojnë” emisionin në Top Channel: Të pashpirt! Për disa klikime po “telepërdhunoni” njerëzit e shkretë, si nuk u ngopët! (FOTO)

Video e publikuar nga moderatorja e emisionit “Shqipëria Live”:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img