Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës nesër në VETTING, si ka ndryshuar PASURIA ndër vite

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Edison Ademi do të përballet të premten në orën 9:30, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë së procesit të rivlerësimit kalimtar. 

albsig

Trupa e komisionerëve që ka ndërmarrë hetimin administrativ ndaj Ademit, përbëhet nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Ademi e ka filluar karrierën në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës. Ai është emëruar prokuror me datë 5 korrik 2004 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në vitin 2015 ai është promovuar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Edison Ademi zotëronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Ademi zotëronte një autoveturë me vlerë 200 mijë lekë dhe kishte marrë një kredi bankare prej 3 milionë lekë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Ademi është rritur 2.7 herë, duke kapur vlerën 8.7 milionë lekë, me një rritje mesatare vjetore prej 392 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.8 milionë lekë likuiditete në bankë, 1.9 milionë lekë likuiditete cash, 972 mijë lekë pasuri të luajtshme dhe 3 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Gjatë karrierës së tij, prokurori Ademi ka pasur 28.7 milionë lekë të ardhura, nga të cilat 14.4 milionë lekë ose 50.2 % nga paga për shkak të funksionit, 5 milion lekë nga të ardhurat e bashkëshortes, 5 milion lekë nga të ardhurat e vëllait emigrant dhe 3.7 milionë lekë të ardhura nga pensioni i prindërve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar një sërë “flamujsh të kuq” nga analiza cilësore. Në deklarimin për herë të parë, subjekti ka deklaruar kredi bankare në shumën 3 milionë lekë, për blerje apartamenti. Në faqen e aseteve nuk është deklaruar asnjë e dhënë lidhur më pasuri të paluajtshme, dhe nuk ka të dhëna për vlerën e plotë të këtij apartamenti të financuar me kredi. Në vitin 2016 subjekti ka marrë kredi në shumën 2 milionë lekë, me qëllim të papërcaktuar qartë, dhe është përdorur pjesërisht për mbylljen e kredisë së mëparshme, ndërsa 800 mijë lekë i ka mbajtur në llogarinë bankare.

Edison-Ademi.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img