Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Drejtuesi i fushatës së PD flet për kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos: Shqiptarët nuk gënjehen me truke e makijazhe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

daaa4bbb62d4e9df1508d1323ce30c74

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj, ka folur në “Kjo Javë” për kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos për Partinë Socialiste.

Ai tha se shqiptarët nuk gënjehen nga këto truke e makijazhe, pasi duan të ndryshojnë kryeministrin.

“Anëtarësia e PD është shumë entuziaste. Qytetarët e konsiderojnë PD-në si të vetmen mundësi që të dalin nga kriza, që kjo qeveri e ka futur vendin. Kemi dhënë udhëzime për masat ndaj koronavirusit. Partia Demokratike ka nisur një proces serioz për një listë dinjitoze. Emrat e kryeministrit i shikoj si propagandë dhe makijazhit, sa herë që ndodhet në vështirësi.

Një njeri merr vendimet dhe ky është kryeministri Edi Rama. Tetë vjet të mbushura me dështime nuk m und të tejkalohen me një individ. Nëse merr edhe kirurgun më të mirë, i ke hequr mjekësisë një njeri me rëndësi me qëllim që të rregullosh fytyrën tënde. Ne e dimë se Rama ka shkatërruar shëndetësinë. Shqiptarët nuk gënjehen me truke e makijazhe. Shqiptarët do vendosin për të ndryshuar kryeministrin”, u shpreh Rushaj.

Më shumë

spot_img
spot_img