Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtues i organizatës kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine, arrestohet Bujar Agolli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f054fa28ef88f6d09a104041b44f7a7b

Bujar Agolli ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Në pranga ka rënë shtetasi Bujar Agolli, 57 vjeç banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img