Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
36 °
Pre
33 °
Sht
30 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Drejtorit të Hekurudhave iu bë presion 6 muaj më parë, dorëheqja në prag të tenderit 81 mln euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i dorëhequr i Hekurudhave shqiptare, Genc Alizoti, pas video-skandalit erotik, mund ta kishte lënë detyrën edhe disa muaj para.

“Panorama”shkruan se burime të afërta pranë Alizotit bëjnë të ditur se, rreth 6 muaj më parë, kreut të Hekurudhave i ishte bërë “presion” për të lënë detyrën. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur dhe rreth 3 muaj më vonë u regjistrua edhe videoja, ku dallohet Alizoti brenda në zyrën e tij, në godinën e Drejtorisë së Hekurudhave, që kryen veprime intime.

albsig

Pasi mori dijeni për video-skandalin që po qarkullonte, Alizoti dha dorëheqjen pas rreth 3 viteve në detyrën që mbante si drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave shqiptare. Ai e justifikoi aktin e dorëheqjes për arsye familjare, por duket se motivi kryesor ishte filmimi i padëshiruar, i cili u bë i njohur në rrjetet sociale ditët e fundit.

Që prej momentit të publikimit të videos, drejtori i dorëhequr, Genc Alizoti, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me të dhe nuk ka shfaqur ndonjë reagim që të hedhë dyshimet për një montazh për këtë video, çka ka bërë që filmimi të konsiderohet real. Megjithatë, dyshimet ngrihen mbi motivin pse u bë publike kjo video në këto momente.

Një prej tyre është dhe dyshimi se Alizotit i është bërë presion me anë të video- skandalit për të dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa po afron data për zhvillimin e tenderit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, me një vlerë prej 81.5 milionë euro.

PRAPASKENAT

Por në fakt, sipas të dhënave të siguruara jozyrtarisht, ndaj Genc Alizotit një tjetër “presion” i është bërë muaj më parë, me qëllim lënien e detyrës. Që prej vitit 2013, ish-prefekti i Durrësit mori këtë pozicion strategjik.

Edhe pse hekurudhat shqiptare janë aktualisht në gjendje shumë të rënda, për shkak të daljes nga qarkullimi të mjeteve dhe vetë linjës së udhëtarëve e mallrave në pjesën më të madhe të qyteteve, pritej që kthehej rimëkëmbja. Këtë muaj është parashikuar hapja e një tenderi për hekurudhën që lidh Tiranën me Durrësin dhe Rinasin.

Për këtë projekt vlera do të jetë 81.5 milionë euro. Pritet që në vlerën 40% të financojë BERZH, ndërsa qeveria do të marrë hua për të bërë pjesën më të madhe të investimit. Investimi i fuqishëm në vlera të mëdha, i cili prek direkt sektorin hekurudhor, dyshohet se ka shkaktuar dhe përplasje për kreun e Drejtorisë së Hekurudhave.

Pas episodeve të 6 muajve më parë, Alizoti nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen, por ka vazhduar detyrën. Kjo ndodhi deri në verë, kur ai u regjistrua ndërsa kryente akte intime, ndërsa komunikonte online me një femër, në skype.

Në këtë video rreth 1 minutë, Alizoti dallohet që ndodhet brenda zyrës së tij, kur flet me vajzën, e cila nuk identifikohet dot gjatë filmimit të publikuar. Më tej regjistrimi vazhdon me çastet kur protagonisti i videos nis masturbimin online. Pasi mësoi për këtë regjistrim dhe publikimin e tij, Alizoti dha dorëheqjen e menjëhershme, ndërsa motivi u mësua më vonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img