Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm: Deri në 30 shtator nuk keni penalitete për pagesën e dividentit në masën 8%

Shkruar nga Newsbomb
Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm: Deri në 30

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit se deri më 30 shtator nuk kanë penalitete për pagesën e dividentit në masën 8%.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar Tatimpagues!

Administrata Tatimore ju ka bërë me dije më herët, se deri në 30 shtator keni mundësi të përfitoni pagesën në shkallën tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë.

Në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019. Po kështu, aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Ndërkohë, në nenin 35, të ligjit të sipërcituar, përcaktohet se, paguesi i shumave, për efekt të mbajtjes së tatimit në burim, të parashikuar në nenin 33, “Depozitimi i vendimit për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimi i fitimit”, është i detyruar të llogarisë, të mbajë, të deklarojë dhe të derdhë tatimin e mbajtur në burim, në llogaritë e organeve tatimore deri në datën 20 të muajit pasardhës të muajit të pagesës.

Nisur nga më sipër, pagesa e tatimit të mbajtur në burim për dividentin për vitin 2017 e më parë, mund të bëhet brenda datës 30 shtator 2019 me anë të Deklaratës së Tatimit në Burim të muajit Gusht 2019. Kjo deklaratë dorëzohet në organet e Administratës Tatimore (në sistemin tatimor C@ts) brenda datës 20 Shator 2019, në mënyrë që tatimpaguesi të respektojë afatet ligjore në fuqi dhe mos të penalizohet.

Për këtë, lidhur me periudhën 10 ditore nga afati i dorëzimit të deklaratës deri më datë 30 Shtator 2019, Administrata Tatimore do të kryejë anulimin e gjobës dhe penalitetit të gjeneruar ndaj tatimpaguesve, të cilët dorëzojnë deklaratën e tatimit në burim (për dividentin), në këtë periudhë, si një e drejtë ligjore për këtë rast.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë të përcjellë kujtesa dhe informacion për tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, mbi legjislacionin dhe procedurat tatimore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll