Hapësire reklamuese

Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftim të rëndësishëm, të plotësohet KY FORMULAR nga të gjithë individët në Shqipëri, rezidentë dhe jo rezidentë

Shkruar nga Newsbomb
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftim të

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë individët që jetojnë në Shqipëri, rezidentë dhe jo rezidentë, për të plotësuar formularin DIVA 2020.

Sipas DPT, duhet të plotësojnë DIVA 2020, individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.

Gjithashtu, detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 mln Lekë e më tepër.

DIVA 2020 duhet të deklarojnë pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2mln Lekë, edhe individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës.

Të gjithë individët duhet të bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale, kur ato i kalojnë 2 milionë lekë (DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu