Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Drejtori ngacmoi seksualisht nxënëset, reagon Kushi: Do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që është shënuar në shkollën e fshatit Stropckë, ku drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari, 59 vjeç, ka ngacmua seksualisht dy vajza të mitura.

Kushi me anë të postimi në rrjetet sociale shkruan se drejtori i shkollës do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe do të marrë dënimin e merituar.

Ministrja thotë se kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat që ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.

“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.

Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve.

Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Kushi në postimin e saj.

Më shumë




spot_img








spot_img