Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Drejtori ngacmoi seksualisht nxënëset, flet gjyshja e 14-vjeçares: I shkruante llafe turpi, çupa i kishe thënë kujdestares së klasës…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Pogradec, ku drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari, 59 vjeç, ka ngacmua seksualisht dy vajza të mitura, njëra 13 dhe tjetra 14 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkollën e fshatit Stropckë ka folur edhe gjyshja e 14-vjeçares.

Ajo tha se drejtori i kishte shkruajtur vajzës mesazhe “turpi” dhe se 14-vjeçarja për këtë i kishte treguar mësues kujdestare.

“I ka shkruar cupës në telefon, cupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, cupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë.

Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që cupa u ul poshtë.  Nuk e di cfarë i shkruante por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me cupën. Vajza na tregoi pastaj,prindrit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me cupën tjetër dhe babain e asaj.

Dje na thirën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jasht përjashta, për cupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra,ta varin.

Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa cupa ka 2 vite se ishte në Tiranë”tha gjyshja e vajzës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img