Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës akuzon firmën “Shkëlqimi 07”: Po shkatërron tubacionet e qytetit, nuk na njofton as për punimet. Linja është lidhur pa u pastruar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Shkëlqim Leskaj, akuzon firmën “Shkëlqimi 07” e cila po zbaton disa projekte në qytetin bregdetar, se me punimet e saj ka shkatërruar rrjetin e tubacioneve të furnizimit me ujë.

Leskaj në një deklaratë për mediat tha se janë kontaktuar instancat vendore, por sërish kjo firmë ka vazhduar të mos zbatojë kushtet teknike të parapërcaktuara, shkruan newsbomb.al. Madje, sipas tij firma “Shkëlqimi 07” nuk ka njoftuar as për ndërhyrjet që ka bërë në rrjet.

“Ne jemi detyruar dy herë të bëjmë stakimin e pompave dhe duke bërë stakimin e pompave në rastin e parë ka qenë i gjithë qyteti pa u furnizuar me ujë, ndërsa në rastin e dytë kemi patur zonën e Lungomares. Ky tubacion me projektin e ri që ka filluar është një investim për rreth 550 milionë lek të reja,  që ka rreth një muaj nga firma zbatuese.

Sot që flasim funksionon furnizimi i depove nga pompat te depot. Janë dy linja 700-çe dhe kjo linja 300-çe që bën furnizimin e depos. Me bërjen e këtij investimi nuk do të kemi problematika në zonën e Lungomares. Shqetësim tjetër që kemi ka tre javë që është një investim i bërë nga Bashkia, kontraktore është Bashkia  me subjektin “Shkelqimi 07”.

Ky subjet ka fituar tenderin për një investim në zonën e paraburgimit, në zonën e Serave dhe nëpërmjet këtij investimi mendohej të përmirësohej furnizimi i këtyre qytetarëve, njëkohësisht përmirësimi i furnizimit e zonës të Sodës dhe Zvërnecit. Për dorëzimin e këtij ivnestimi është bërë edhe lidhja para tre javësh”, u shpreh Leskaj.

Më tej, drejtori Shkëlqim Leskaj, ka bërë me dije se firma “Shkëlqimi 07” edhe kur ka bërë ndërhyrje në rrjet, ka lidhur tubacionet e ujit me linjën kryesore pa njoftuar Ujësjellësin, duke lënë papastërti në rrjet, shkruan newsbomb.al.

“Me këtë subjekt ne kemi pasur problematika që në fillimin e punimeve. Në datën 21 dhjetor ne kemi konstatuar se kishin filluar punimet pa dijeninë tonë, pra çdo subjekt që bën investime paraprakisht duhet të na vendose ne në dijeni për investimin që do bëjë dhe të na dorëzojë projektin. Ky subjekt nuk është paraqitur para ndërmarrjes tonë dhe ne kemi konstatuar dhe kemi bërë një akt konstatimi ku kemi kërkuar pezullimin e punimeve nga ky subjekt.

Ky subjekt nuk i ka ndaluar punimet dhe ne më pas i kemi dërguar një shkresë zyrtare Bashkisë dhe e kemi vënë në dijeni për të gjitha problematikat që ka ky subjekt. Ky subjekt nuk zbatonte projektin, shtrirja e tubacionit nuk është bërë sipas projektit. Këto ne i kemi paraqitur dhe me foto dhe kemi rënë dakort që të përmirësoheshin të gjitha këto problematika.

Në vazhdimësi të problematikat në momentin që pretedonte se ky subjekt e kishte mbaruar investimin dhe kishte bërë lidhjen me rrjetin e ujësjellësit. Në çdo investim që bëhet në ujëjsellës ka disa kushte që duhet të zbatohen para se të bëjë lidhjen me rrjetin tonë. Një nga kushtet është për vënien e rrjetit  në punë është pastrimi i linjës me presion uji dhe këtë subjekti nuk e ka bërë. Nga papastëritë që ka patur ka krijuar bllokimi ne këtyre linjave që furnizohen 600 familje.

Kemi vënë në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë i cili ka bërë tre herë takime me subjektin, por pavarësisht insistimit të kryetarit dhe insistimit tonë në terren ata kanë vazhduar të mos i zbatojnë këto kushte teknike”, është shprehur Shkëlqim Leskaj, drejtor i Ujësjellësit të Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img