Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë gjobit biznesin,restoranti fiton gjyqin

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë gjobit

Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë ka gjobitur biznesin e një sipërmarrësi italian me pretendimin se veranda e restorantit është pronë publike e bashkisë Tiranë, por nga kërkimet e bëra rezulton se prona është private.

Lehtësirat fiskale qe aplikohen prej shume vitesh ne vendin tonë, kanë bërë që shuëm sipërmarrës të huaj të krijojnë dhe ushtrojnë biznese, ku më të shumtë në numër janë italianët.

Mes tyre prej pese vitesh, ka zbuluar Shqipërinë edhe Salvatore Zagaria, nje 42 vjeçar nga Caserta. Ai ka hapur dy restorant - piceri, njërën ne Tirane pranë Parkut Olimpik dhe tjetrën ne Golem te Kavajës.

Restorantet e Salvatores, janë bere një pike takimi për qindra italiane rezidentë ne Shqipëri, por edhe për shqiptaret e shumte qe preferojnë picat dhe kuzhinën napolitane.

Paralel me punën e pandërprere për ngritjen e biznesit, Salvatore tregon se ne këto pese vite ka qene gjithmonë korrekt me zbatimin e ligjit dhe shlyerjen e çdo detyrimi ndaj shtetit, edhe kur ky i fundit i ka shkaktuar probleme

‘Qe nga viti 2018 nga institucioni i taksave te bashkise Tirane, ka ardhur një grup kontrolli i cili ka pretenduar qe veranda e picerisë ‘Bella Napoli’ është prone publike, dhe si e tille duhet te paguaje taksen referuar hapësirës dhe zonës ne te cilën ndodhet piceria.’ – a thënë Salvatore për emisionin investigativ në Syri Tv.

Por ky diskutim nuk duhej te vlente aspak për rastin e kësaj verande. Sepse bazuar ne dokumentet qe disponon pronari i ambientit qe Salvatore e ka marre me qera, veranda është prone private. Pavarësisht kësaj, për te qene korrekt me ligjin biznesmeni italian, ka bere pagesa te rregullta vjetore ne tatim taksa, qe sipas vlerësimit te eksperteve te bashkise, është ne shumën prej 252 mije leke te reja. Kjo për pese vite me radhe qe nga 2019. Njëkohësisht me shlyerjen e rregullt te detyrimit, duke u njohur me faktin qe kjo hapësire verande është prone private, Salvatore nis një seri ankesash ne drejtorinë e tatim taksave te bashkise. Por keto ankesa, te shoqëruara gjithmonë me dokumente, nuk ndryshojnë asgjë, dhe shkresat për taksen e hapësirës, e cila, e theksojmë, nuk ishte asnjëherë e bashkise Tirane, kane vijuar te vijnë rregullisht.

Ne këto kushte, ne dëshpërim për çfarë po ndodhte, Salvatore i drejtohet gjykatës, e cila me vendimin nr. 1593 te datës 16 Qershor 2023 i jep te drejte atij.

Kujtojmë qe ky vendim ka marre forme te prere, dhe si i tille nuk mund te ankimohej nga askush, por duhej te zbatohej menjëherë. Por nuk e ka menduar kështu zoti Arli Naska, drejtor i drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore Tirane, i cili njëkohësisht me ecurinë e këtij gjyqi te cilin me pas e humbi, ka lëshuar detyrimet tatimore te picerisë ‘Bella Napoli’, për vitin 2023. Madje duke insistuar me shkresa edhe disa muaj pas vendimit te gjykatës.

Pra, për ta sqaruar mire, humbet një gjyq për taksim te padrejte, dhe me pas bën një tjetër taksim te padrejte. Kjo nuk quhet më takse, por pico. Njëlloj si gjobat e mafias.

Shkresa me detyrimin vjetor te këtij viti prej 252 mije leke te reja, ishte ngarkuar ne sistem me datën 12 Janar, me numër protokolli 803.

Pasi njihet me këtë shkrese te radhës, shtetasi italian, bën ankimim administrativ, duke ndjekur me përpikmëri ligjet e shtetit shqiptar. Salvatore kërkon nga Komisioni i Apelimit Administrativ, revokimin e ketij akti nr. 803 te 12 Janarit, me pretendimin e bazuar ne dokumente se sipërfaqja e taksuar padrejtësisht është hapësire private dhe jo publike. Por paralelisht, edhe drejtori Naska bën lëvizjet e tij. Me 24 Shkurt 2023, ai i nis nje shkrese komisionit te apelimit, duke vene ne dijeni edhe pronarin italian te picerisë. Ne këtë shkrese ai

informon komisionin se drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tirane, shprehet e gatshme se do te zbatoje vendimet e gjykatave te RSH, sapo ato te marrin forme ligjore.

Kjo shkrese qe sapo ju treguam, mban datën 24 shkurt dhe ka numër protokolli 7793. Ne ketë shkrese, sipërfaqja e deklaruar e hapësirës për te cilën nga drejtori Naska këmbëngulej se ishte e taksueshme, është 28 m2. Ndërsa njoftimi i detyrimit tatimor me firmën drejtorit Arli Naska, i lëshuar me datën 24 Shkurt 2023. Pra ne te njëjtën date me shkresën qe ju kemi cituar me sipër.

Ne një dite te vetme pune, ne drejtorinë e taksave dhe tarifave vendore te një qyteti ne RSH, nga mëngjesi deri ne mbyllje te orarit zyrtar, janë nënshkruar plot 95,966 shkresa zyrtare te protokolluara. Për ta bere krejt te qarte. Një punonjës i administratës shtetërore, bën çdo dite mesatarisht 8 ore pune, ose 480 minuta, ose 28 800 sekonda. Nisur nga shkresat qe ne disponojmë, rezulton qe me datën 24 Shkurt 2023, zyra e protokollit te Drejtorisë se taksave dhe tarifave vendore ne bashkine Tirane, te ketë protokolluar tre shkresa ne sekonde.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese