Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtori i ‘Shefqet Ndroqit’ tregon eksperiencën me Covid-in: Heronj nuk janë vetëm mjekët, por edhe ata që përjetojnë sëmundjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cf7f27760cdd3493f3c212156f80b00a

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka treguar për gazetaren Nisida Tufa eksperiencën e tij me koronavirusin.

Ai tha se u kurua në shtëpi dhe nuk u përfshi nga paniku, pasi ky i fundit është armiku numër një i shëndetit. Për të heronj nuk janë vetëm mjekët, por edhe ata që luftojnë me sëmundjen.

Kapisyzi: Unë aty e kam kuptuar se çfarë do të thotë të kalosh koronavirusin, se çfarë është në gjendje të bëjë virusi. Me thënë të drejtën thuhet se mjekët janë heronj por dhe ata që përballen me Covid-in që ia dalin janë heronj. Unë e kalova rëndë, jo shumë rëndë , por rëndë. Me kujtohet persona që janë përleshur me të. Kërkon forcë dhe jo panik, po hyri paniku është negative. Unë nuk pata panik fare dhe pjesëtarët e familjes thanë “ne s’të paskemi njohur se të jesh i qetë në një gjendje kaq të rëndë”. U kurova në shtëpi. Ra telefoni dhe e pyetën bashkëshorten kush po e kuron dhe unë qesha, unë jam mjek dhe po s’u kurova vetë. Dhe më tha ai personi që kishim frikë se Covid prek dhe sistemin nervor. Rënia e oksigjenit dhe dëmtimi që bën Covid në sistemin qendror, krijon panik, halucinacione dhe frikë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img