Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Drejtori i “Shefqet Ndroqit”: Mjekët po “vetëflijohen” duke u shërbyer pacientëve, ka nga ata që mabjnë “XANAX” në xhep…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

499cbbc76558c6869eb3e9cb2f6abe6f

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjeku Perlat Kapisyzi është shprehur mbrëmjen e sotme në RTSH se situata në spitale është e vështirë si për pacientët ashtu edhe për mjekët.

Ai deklaroi se mjekët po “vetëflijohen” sepse po shohin çfarë po ndodh dhe serish janë te koka e pacientit, ndërsa shtoi se disa prej tyre mbjnë “Xanax” në xhep për shkak të stresit që u shkaktohet.

“Duhet të dini se kush kudjeset për dikë patjetër që merr nga vuajtja e tij. Mjekët janë misionarë. Ata po ‘veteflijohen’ sepse po shohin çfarë po ndodh dhe serish janë te koka e pacientit. Disa prej tyre me Xanax në xhep për shkak të stresit që u shkaktohet”, tha Kapisyzi.

Ai tha se masat ekstreme të marra në mars i “shpëtuan” spitalet, pasi u dhanë kohë që të përgatiten edhe më mirë.

“Nuk jemi pranë kolapsit. Që në mars, ai lockdoën që u bë na dha kohë që të marrim shumë masa. Çdo spital ka detyrim ndaj ligjeve në fuqi që duhet të ketë programin për emergjencën civile. Ne zbatuam dhe po batojmë atë program. Emergjencë civile do të thotë shtim të shtretërve dhe personelit. Kemi marrë personelin e sallave dhe e kemi futur në organikë. Ajo që është më e rëndësishme është që janë shtuar edhe 88 infermierë me kontratë nga Ministria e Shëndetësisë. Sepe shërbimi i tyre është shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, u shpreh drejtori i spitalit COVID 2.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img