Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Drejtori i Pyjores humbi jetën, policia arreston shoferin e kamionit që u përmbys në Maliq (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Maliqit ka arrestuar sot drejtuesin e kamionit, i cili u përmbys ditën e djeshme, duke lënë të vdekur drejtorin e Pyjores në bashkinë e Maliqit, Marsel Nazifi.

Sipas njoftimit bëhet me dije se shtetasit me iniciale S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, i doli mjeti jashtë kontrollit dhe eci me shpejtësi në një dishezë, duke u përmbysur dhe shkaktuar vdekjen e 36 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Vrëpckë, Maliq, ku si pasojë e përmbysjes së një mjeti, gjeti vdekjen shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, (me detyrë shofer pranë një firme), pasi dyshohet se këtij shtetasi i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit M. N., pasagjer në këtë mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më shumë

spot_img
spot_img