Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Drejtori i Policisë plagosi qytetarin, reagon PD: Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ngjarja në Gjirokastër ku drejtori i Policisë plagosi një qytetar, ka sjellë reagimin zyrtar të Partisë Demokratike.

Eshtë nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljd Alibeaj, i cili nëpërmjet një reagimi zyrtar e cilëson këtë ngjarje si tejet të rëndë dhe tregues të gjendjes ku ndodhet sot Policia e Shtetit. Neësbomb.al, mbërmë poblikoi videon e ngjarjes së ndodhur në Memaliaj.

“Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit”, thotë ndër të tjera Alibeaj.

Më poshtë reagimi i plotë i Enkelejd Alibeaj:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Drejtori i Policisë, Lorenc Paganika ka aksidentuar një kalimtar në Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen. Fatmirësisht qytetari i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

Makina e tij pësoi dëmtime nga aksidenti por drejtori nxitoi që ta rregullojë, dhe ka lejuar ekspertimin nga grupi hetimor vetëm pasi makina ka dalë nga servisi, duke tentuar të mbyllë çështjen.

Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit.

Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t’ia dinë për ligjin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img