Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Drejtori i Policisë bën bilancin e vitit 2021: Kemi sekuestruar 31 milionë euro pasuri, 40 grupe kriminale janë goditur

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gledis Nano, drejtor i Policisë së Shtetit, ndodhet sot në Komisionin e Sigurisë në Kuvend për të raportuar për punën e organizatës që ai drejton gjatë vitit 2021. Nano tha se ka një rënie të veprave penale kundër personit dhe kundër pronës, por janë rritur ato të dhunës në familje dhe qarkullimit rrugor.

“Paraprakisht më lejoni t’ju bëj me dije se gjatë muajit tetor, që korrespondon edhe me kohën e marrjes së detyrës nga ana ime, kemi zhvilluar analizat e strukturave të Policisë së Shtetit, në qendër dhe bazë, ku ndërmjet të tjerave është bërë bilanci i punës së deritanishme dhe janë përcaktuar objektivat ku duhet të përqendrohemi në të ardhmen, për të mundësuar realizimin e prioriteteve dhe objektivave në fushën e ruajtjes së rendit dhe të parandalimit e të goditjes së kriminalitetit.

Nga këto analiza rezultoi se, si rezultat i masave dhe aktiviteteve të kryera, si dhe gjykuar nga trendi i deritanishëm i treguesve të punës, është plotësisht i mundshëm realizimi i prioriteteve dhe objektivave të vendosura në dokumentet tanë strategjik dhe në Programin Vjetor të Punës”, tha Nano ndër të tjera.

Disa tregues të situatës së kriminalitetit në vendin tonë për këtë vit, deri më 31.10.2021:

Veprat penale sipas tendencave:

  1. Vepra penale kundër personit
  2. Evidentuar gjithsej 2293 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2160 ose 94.2% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 276 ose 10.7% më pak, vepra penale kundër personit.
  • Vepra penale kundër pasurisë
  • Evidentuar gjithsej 4930 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 3119 ose 63.3% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 323 ose 6.1% më pak, vepra penale kundër pasurisë. Shënohet rënie e vjedhjeve me armë, vjedhjeve me dhunë dhe vjedhjeve të banesave.
  • Vepra penale në fushën kunder korrupsionit Evidentuar gjithsej 884 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 848, ose 95.9% e tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 208 ose 30.7% vepra penale më shumë.
  • Vepra penale në fushën ekonomiko-financiare
  • Evidentuar gjithsej 3021 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2838 ose 93.9% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 505 ose 20.7% vepra penale më shumë.
  • Vepra penale në fushën e pastrimit të parave
  • Evidentuar gjithsej 407 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 400, ose 98.3% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 32 ose 8.5% vepra penale më shumë.
  • Vepra penale në fushën kundër akteve terroriste
  • Evidentuar gjithsej 19 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 16 ose 84.2% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 1 ose 5,5 % vepra penale më shumë.
  • Vepra penale në fushën e krimeve kompjuterike
  • Evidentuar gjithsej 435 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 291 ose 66.9% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 257ose 144.3% vepra penale më shumë që shënon një nga fushat me rritjen më të madhe të krahasuar me një vit më parë.
  • Vepra penale në fushën e narkotikëve
  • Evidentuar gjithsej 2762 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2326, ose 84% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 904 ose 48.6% vepra penale më shumë.

Janë sekuestruar:

  • 81.1 kg heroinë (+36.7 kg krahasuar me 2020).
  • 605.1 kg kokainë (+602.2 kg krahasuar me 2020).
  • 2647.7 kg marijuanë (-1495.2 kg krahasuar me 2020).

Janë asgjësuar 164765 bimë narkotike kanabis ose 18.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • 9% e totalit të bimëve narkotike janë identifikuar me informacion policor.
  • 35% janë identifikuar nga kontrolli i territorit,
  • 56% janë identifikuar nga monitorimi ajror, prej të cilave: 8% nga monitorimi ajror me helikopter dhe 48% nga monitorimi ajror i Guardia Di Financia.
  • Vepra penale në fushën e trafiqeve të paligjshme
  • Evidentuar gjithsej 969 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 948, ose 97.8% e tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 15 ose 1.5% vepra penale më shumë.
  1. Vepra penale të tjera
  2. Evidentuar gjithsej 7391 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 7091, ose 95.9% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 237 ose 3.1% vepra penale më pak.
  1. Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
  2. Evidentuar gjithsej 4825 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 4584 ose 95% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 392 ose 8.8% vepra penale më shumë.
  1. Vepra penale të referuara për grup i strukturuar/organizatë kriminale
  2. Evidentuar gjithsej 39 vepra penale (nenet 333, 333/a,334), nga të cilat janë zbuluar 18, ose 46.1% tyre. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 23 ose 143.7% vepra penale më shumë.

ASETE TË SEKUESTRUARA NGA VEPRIMTARIA KRIMINALE:

  • Janë sekuestruar asete për pastrim parash 41 raste, në vlerën  31,216,758 Euro.
  • Asete kriminale të sekuestruara nga hetime penale dhe pasurore sipas “Ligjit Antimafia”, janë 11 raste ku janë sekuestruar pasuri të luajtshme, të paluajtshme etj, të cilat janë përllogaritur në vlerën prej 14,484,841 Euro, kundrejt 7 rasteve dhe 4,832,032 Euro asete të sekuestruara gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2020.
  • Janë referuar 368 hetime pasurore, nga 107 hetime për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
  • Janë kryer 6592 verifikime pasurore për asetet kriminale, nga 6076 verifikime në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

GRUPE KRIMINALE TË GODITURA:

Janë goditur gjithsej 40 grupe kriminale, 4 grupe ose 11% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

OPERACIONE POLICORE:

Janë zhvilluar gjithsej 419 operacione policore, 78 prej të cilave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Zhvilluar 60 operacione ose 16.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

PERSONA NË KËRKIM:

Janë shpallur në kërkim 3123 persona. Janë anuluar nga kërkimi 2965 persona, nga të cilët 1646 persona janë kapur nga policia. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë kapur nga policia 119 persona ose 7.8% më shumë.

Ndërkohë, vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i dhunës në familje.

  • Gjatë këtij viti janë evidentuar 1337 vepra penale të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 48 ose 3.7% vepra penale më shumë.
  • Gjatë 10 mujorit janë trajtuar me kërkesë-padi “Për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes”, 2754 raste të dhunës në familje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 370 ose 13.4% raste më shumë.
  • Theksojmë se nga vrasjet e ndodhur këtë viti, 16 prej tyre janë për shkak të dhunës në familje.

Raportimi i DPPSH Ne Komisionin e Sigurise by Newsbomb Albania on Scribd

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img