Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Drejtori i Mitrovicës paralajmëron “bashkimin kombëtar edhe me pushkë”, reagojnë serbët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, që është pjesë e Vetëvendosjes, partisë e cila e udhëheq qeverinë e Kosovës e edhe Komunën e Mitrovicës, ka bërë një postim në lidhje me bashkimin kombëtar.

Duke postuar një fotografi nga një “odë burrash”, ku në prapavijë shihen fotografi të ushtarëve të UÇK-së, ai thotë se bashkimi do të ndodhë patjetër, duke paralajmëruar bashkim edhe me armë, raporton Zeri.info.

“Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit. Shqipnietnike”, shkroi ai në Facebook.

E ky postim i tij ka ngjallur reagimin e Serbisë. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse “kërcënimi me pushkë” është një prej prioriteteve të tij.

“A nënkuptojnë këto kërcënime me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së madhe’ është në mesin e top prioriteteve për ju Albin Kurti? Ku e keni të vendosur dialogun në këtë rast? Në vend të pestë apo më poshtë?”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Në fund, Petkoviqi tha se “nuk ka vend për armë në tavolinën e negociatave. E ardhmja shtrihet në paqe”, duke etiketuar edhe Miroslav Lajçakun, të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img