Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Drejtori i ministrisë së Drejtësisë: Do lirohen 164 të burgosur, amnisti dhe për 1/3 e të dënuarve

spot_img

Lajme të ngjashëm

14c9f632d435f487442335e7aae78c33

Drejtor i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Besmir Beja duke folur në studion e Ilva Now në Euronews Albania, për amnistinë që do t’u japë lirinë 164 të dënuarve, theksoi se, do të ketë dhe ulje dënimi për shumë të dënuar të tjerë.

 

 “Duhet të garantojmë që sistemi penal të jetë human dhe ata që kanë kryer vepra të  lehta, mund të përmbushin kushtet për të fituar lirinë para përfundimit të dënimit. Me propozimin e Këshillit të Ministrave përfitojnë ulje të dënimit me 1/3 gratë dhe të miturit që nuk përfitojnë liri”, tha z. Beja.

 

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, i pyetur nëse kjo amnisti bëhet për të liruar vende në burgje, ai u shpreh se aktualisht nuk ka mbipopullim pasi në qeli ndodhen 5 350 persona ndërkohë që kapaciteti është 6 100 vende.

Kjo amnisti vjen pas katër vitesh mungesë, ndërkohë që miratimi ishte parashikuar para fundit të vitit të kaluar, kjo gjë u shty për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

“Në momentin kur është hartuar amnistia, vlerësohet vepra penale dhe kostoja e amnistimi i asaj vepre në publik, në mënyrë që të mos nxitet kryerja e kryer vepra me idenë se mund të amnistohen”, u shpreh z. Beja.

Përveç grave, të miturve dhe të moshuarve që ka në fokus kjo amnisti, sipas projektligjit do të përfitojnë edhe meshkujt të dënuar deri më 2 vjet burgim ose që u ka mbetur 2 vite burgim.

Në këtë amnisti personat e dënuar me burgim të përjetshëm apo që janë pjesë e grupeve të strukturave kriminale nuk do të përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu nuk përfitojnë as personat që kanë përsëritje të veprave penale.

Nisur nga procedurat, pas kalimit në Komisionin e Ligjeve që pritet të ndodhi gjatë ditës së enjte, amnistia do të kalojë për miratim në Parlament dhe më pas i hapet rruga për dekretim nga Presidenti dhe publikim në Fletoren Zyrtare për të nisur zbatimin.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img