Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtori i Medresesë distancohet nga mësuesja e arrestuar, mohon se janë pro ISIS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1066a7974b52a4d10e8ae5f718573e24

Drejtori i Medresesë në Shkodër, Kujtim Dervishi ka dhënë një deklaratë për shtyp në lidhje me arrestimin e mësueses Emine Alushit.

Në lidhje me video-regjistrimin e dhënë në emisionin “Stop”, Dervishi ka theksuar se “ajo çfarë ka thënë mesuesja, subjekt i kësaj videoje, nuk përfaqeson linjen zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH-se dhe është krejtesisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në proçesin edukativ.

“Medreseja ështe Institucion i shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH-së. Me këtë video-regjistrim dhe përmbajtjen e tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës datë 18 Janar 2017. Ne, si Stafi drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësuese në fjalë , mendime këto të transmetuara në video-regjistrim. Theksojmë se kjo mësuese në periudhen që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjeseshme dhe se në këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës”, ka thënë Dervishi

Alushi u arrestua sot nga policia pas bënte në klasë propagandë pro ISIS dhe terroristit Osama bin Laden.

Lexo edhe: Kush është mësuesja e arrestuar sot në Shkodër për mbështetjen e ISIS dhe lidhjet me Komunitetin Mysliman (PROFIL)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img