Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtori i KESH jep lajmin e mirë për zonën e nën Shkodrës: Vendosëm të ulim sërish shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

584771176a20e7b56e22fc5430fba9d9

Drejtori i KESH Benet Beci ka dhënë lajmin e mirë për zonën e nën Shkodrës, pasi njoftoi se së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, vendosën që të ulin sërish shkarkimet në HEC-in e Vaut të Dejës.

Ai u shpreh se sipas raporteve meteorologjike pritet që në periudhën 12-20 shkurt të mos ketë reshje shiu, ndaj do të ulen shkarkimet nga 500 m3/ në 300m3/s, duke i dhënë kohë lumit Buna dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

“Së bashku me anëtarët e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në një mbledhje ndryshe nga çdo herë tjetër, ku përtej analizës së menaxhimit të prodhimit dhe sigurinë e digave diskutuam se si KESH mund të ndihmojë në reduktimin e impaktit në zonën e nën Shkodrës.

Sipas raporteve meteorologjike për periudhën 12- 20 Shkurt 2021 nuk priten rreshje shiu dhe për këtë arsye së bashku me anëtarët vendosëm që të ulim sërish shkarkimet në Hec Vau Dejës nga 500 m3/ në 300m3/s. Kjo me qëllimin për ti dhënë kohë lumit të Bunës  dhe liqenit të shkojnë drejt kuotave normale.

Falenderova të gjithë antarët e këtij Sekretariati për punën e palodhur dhe për bashkëpunimin perfekt që kemi pasur në këtë periudhë të vështirë me reshje intensive dhe prurje historike mbi lumin Drin”, shkruan Benet Beci.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img