Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtori i Gjendjes Civile thirrje qytetarëve: Aplikoni për Kartë ID, mos e lini ditën e fundit. Do hapen pika aplikimi në disa shtete

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i Gjendjes Civile thirrje qytetarëve: Aplikoni për Kartë
Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj

Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj u bën thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë për t’u pajisur me kartë identiteti dhe të mos e lënë për ditën e fundit.

“Karta e identitetit është dokumenti bazë me të cilin përfiton shërbim nga institucionet publike dhe private. Ju lutem të gjithë shtetasve që të aplikojnë dhe të mos e lënë për ditën e fundit. Jemi të gatshëm të punojmë dhe jashtë orareve, kemi folur dhe me kompaninë përgjegjëse”, tha Doracaj.

Më tej, ai u shpreh se Gjendja Civile ka marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme dhe po shikon mundësinë për të hapur poste aplikimi (pika për të aplikuar për pasaportë) për të gjithë emigrantët shqiptarë jashtë vendit.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme dhe po mendojmë të hapim poste aplikimi në Bari, poste për pasaporta. Pra ne mund të marrim aplikime dhe t’i shpërndajmë. Sot në Itali funksionon vetëm në Romë dhe Milano. Në Turqi s’kemi post aplikimi për shembull”, tha Doracaj për Abc News.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll