Hapësire reklamuese

Politikë

Drejtori i fushatës në PD nxjerr videon dhe akuzon Ramën: Promovoi të inkriminuarit, ai dhe krimi janë binom i pandarë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama - Alfred Rushaj

Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, me anë të një reagimi në twitter ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka promovuar në politikë njerëz të inkriminuar.

Ai ka publikuar një video ku shihen të gjithë ish-zyrtarët në Partinë socialiste që janë kapur nga ligji i dekriminalizimit dhe që Partia Demokratike i ka denoncuar.

"Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar te tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit", shkruan rushaj krah videos.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll