Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtori i Euronews denoncon kuotat e studentëve për doktoraturë: Shqipëria do prodhojë studime ekonomike me vlerë shkencore më shumë se Çikago e Harvard

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i Euronews denoncon kuotat e studentëve për doktoraturë:

Drejtori i Euronews, Neritan Sejamini ka denoncuar kuotat e studentëve që pranohen në doktoraturat shqiptare.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Universiteti i Çikagos ka pranuar 25 studentë doktorature nga e gjithë bota, Universiteti i Harvardit ka pranuar 40 studentë doktorature në ekonomi nga e gjithë bora po ashtu, ndërsa Universiteti i Tiranës ka pranuar 119 studentë doktorature në ekonomi të gjithë nga Shqipëria.

Sejamini me ironi shkruan se Shqipëria do prodhojë studime ekonomike me vlerë shkencore më shumë se në Çikago, Harvard, MIT, Stanford, Columbia etj.

 “Universiteti i Çikagos, me ndoshta departamentin më prestigjioz të ekonomisë në botë, pranoi 25 studentë doktorature për vitin e ardhshëm akademik. Nga e gjithë bota. Nga këta, vetëm gjysma do bëhen doktorantë në vitin e tretë.

(Në Amerikë, dy vitet e para të doktoraturës janë shkollë e rregullt me klasa, në fund të të cilave duhet të kalosh disa provime kualifikimi që të bëhesh student doktorature. Departamentet më të mira rrëzojnë rreth gjysmën e studentëve në këto provime, me qëllim që të ruajnë konkurencën dhe të sigurohen për cilësinë e studentëve që bëjnë doktoraturë.)

Universiteti i Harvardit, një nga 2-3 më të mirët në botë, pranoi rreth 40 studentë doktorature në ekonomi. Nga e gjithë bota. Afërsisht kaq pranuan Stanford, MIT dhe Columbia.

Universiteti i Tiranës sapo pranoi 119 studentë doktorature në ekonomi. Të gjithë nga Shqipëria. Është thuajse e sigurt që të gjithë do të bëhen me doktoraturë në ekonomi. Kështu mund të themi pa ekzagjerim se në Tiranë dhe nga shqiptarë do të prodhohen studime ekonomike (teorikisht) me vlerë shkencore më shumë se në Çikago, Harvard, MIT, Stanford, Columbia të marra së bashku nga studentë të ardhur nga çdo cep i botës” shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll