Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Drejtori dhe specialisti i Tatimeve Korçë në pranga, reagon DPT: Përshëndesim operacionin dhe mbështesim policinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bb960e9e75ea2c0c4ec2682b70f4a6a1

Policia e Korçës ka arrestuar sot Drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve Korçë dhe një specialist të regjistrimit, të cilët akuzohen për korrupsion.

 

Në pranga kanë rënë Thoma Tontonozi, 58 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe Stjuart Bardhoshi 39 vjeç, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

aii.jpg

Stjuart Bardhoshi

Dy zyrtarët kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

Sakaq, ka ardhur dhe reagimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Me anë të një deklarate për mediat në faqen e saj zyrtare, DPT shprehet se e mbështet operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korcë.

DPT thotë se Policisë së Shtetit nuk do t’i mungojë mbështetja nga strukturat tatimore, kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit, si dhe i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve dhe qytetarëve që të denoncojnë çdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

Reagimi i plotë i DPT

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve përshëndet operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korcë. Sot, është vënë në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mori masa të menjëhershme për delegimin e detyrave të Drejtorit Rajonal.

Ky akt, është shembull i pastër i vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Mbeshtetja e Policisë së Shtetit ndaj strukturave tatimore, kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit nuk ka munguar asnjëhërë dhe ka qenë gjithmonë efikase. Ne, jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në administratën tatimore sic jemi të vendosur për të luftuar evazionin fiskal të bizneseve që kërkojnë ti shmangen detyrimeve ligjore.

Ky do të jetë prioritet, derisa të pastrohen të gjithë figurat të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të qytetarëve shqiptare. Barazia ndaj ligjit eshte principi themelor që i shërben ndertimit të një shteti ligjor dhe funksional, ndaj i ftojmë të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë cdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

Ne jemi të vendosur të punojmë për ndërtimin e një Administrate Tatimore Moderne në shërbim të Tatimpaguesve!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img