Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtorët Veliu, Vocaj dhe Loka në fushat e Niklës, Forcat Speciale djegin hashashin e kapur në mes të fshatit (FOTO-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar një operacion blic në zonën e Niklës, në Fushë Krujë në këto momente. Mësohet se në ndihmë të Forcave RENEA, atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt nga Tirana dhe Fieri, si dhe Policia e Durrësit.

Sipas një njoftimi të Policisë të mesditës së sotme, deri tani janë shoqëruar 10 persona, me kontrollet që vazhdojnë nga toka dhe ajri, në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara; me drone nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri nga Guardia di Finanza, raporton newsbomb.la.

Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Siç shihet nga foto e siguruar nga newsbomb.al, Vocaj dhe Loka mbikqyrin nga afër operacionin, ndërsa pak metra më tej Forcat Speciale djegin drogën e kapur. I pranishëm është dhe kryepolici Ardi Veliu.

Përmes informacioneve të sigurara në rrugë operative nga Policia e Shetit, nga monitorimi ajror si dhe nga të dhënat e Guardia di Finanza, në këtë zonë janë evidentuar parcela të mbjella me kanabis sativa. Pritet që vetë Policia të japë më vonë njoftim zyrtar për operacionin dhe të shoqëruarit.

Lexo edhe: Forcat Speciale RENEA dhe FNSH operacion blic në Nikël

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img