Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

“Drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit”, Eli Fara reagon pas lajmeve që “pushtuan” rrjetin: Zoti më ka bekuar me zërin që më fali, nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas disa lajmeve në media që e akuzonin se kishte punuar si drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit kur ministër ishte Fatmir Mediu dhe kishte udhëtuar disa herë jashtë Shqipërisë me fondet e buxhetit të shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se nuk ka firmosur kurrë në asnjë bordero, nuk ka marrë asnjë rrogë dhe nuk ka udhëtuar asnjëherë si drejtoreshë, duke shtuar se ndjen neveri për lajme të tilla që publikohen në media.

Këngëtarja shprehet se është e bekuar me zërin që i ka falur Zoti, ndaj gjithë jetën ia ka kushtuar artit e këngës, teksa thotë se ka punuar fort dhe është krenare për rrugën që ka ndjekur.

Reagimi i Eli Farës:

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali, gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img