Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Drejtoresha që “vidhte” pleqtë akoma në punë, kryetari i Fierit nuk e ka shkarkuar as pas 24 orësh, Ministria nuk reagon dot (Konflikti)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga skandali i transmetuar në emisionin “Fiks Fare” ku punonjëset e një azili të moshuarish në Fier vidhnin ushqime, drejtoresha vijon të jetë ende në detyrë, mëson newsbomb.al.

Bashkia e Fierit tha sot se ka pezulluar dy punonjëset, të cilat u kapën nga kamera e Fiksit me çantat e mbushura plot me ushqime që duhet t’ia shërbenin të moshuarve.

Por Armando Subashi nuk e ka shkarkuar ende drejtoreshën e këtij institucioni, edhe pse ka kompetenca për çdo gjë, në këtë institucion.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar ditën e sotme se e vetmja mënyrë që mund të ndërhyjë siç e parashikon edhe ligji, në këtë situatë është përmes një auditi në institucion përmes Shërbimi Social Shtetēror.

Për shkak të procedurave, një audit ekonomiko-financiar që ka nisur tashmë, do të kërkojë kohë të kryhet. Deri atëherë, drejtoresha duket se do të vijojë e pashqetësuar detyrën.

Më shumë




spot_img








spot_img