Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Drejtoresha e Retail në Fibank: Kemi intensifikuar mbeshtetjen me financim te klienteve dhe kemi lehtesuar maksimalisht kushtet e aprovimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Iva Ikonomi – Drejtore e Departamentit Retail

A u ndikua kerkesa per kredi nga pandemia dhe a u moren masa ne Fibank per plotesimin e nevojave te menjehershme?

Fibank ka qene prane cdo klienti gjate kesaj periudhe te jashtezakonshme duke iu pergjigjur kerkesave per kredi me kushte sa me lehtesuese dhe pa burokraci. Ishim nje nder bankat me aktive ne pranimin e aplikimeve per shtyrjen dhe ristrukturimin e kredive te ndikuara nga pandemia. Fibank ofroi mbeshtjetje dhe mundesi qe cdo individ dhe biznes te aplikonte online per moratoriumin apo perfitimin nga skemat me garanci shteterore dhe realizimi i tyre u krye ne nje kohe teper te shkurter.

Gjate periudhes se pandemise, masat e ndermarra nga Fibank mundesuan dhe plotesuan nevojat qe jo vetem individet por edhe bizneset e vogla kishin per likuiditet dhe shpenzime te momentit. 

Ne kete drejtim, kryesisht fokusi u perqendrua ne ofrimin e kredive te shpejta per personat fizike dhe per te gjithe klientet e rinj dhe ekzsitues te Fibank u ofruan karta krediti te paraprovuara. Pas hapjes se ekonomise u vu re nje rritje e kerkeses per kredi vecanerisht per blerje pasuri te paluajtshme.

Pavaresisht pasigurise qe shoqeron cdo pandemi, investimi ne pasuri te paluajtshme u konsiderua nje investim i sigurt dhe u vu re nje rritje e kerkeses krahasuar me vitin paraardhes. Ky trend vazhdon te jete aktual dhe ne muajt e pare te vitit 2021.

Kreditimi yne u mbeshtet edhe nga kushte me funksionale dhe te dobishme per individet duke u nisur qe nga procesi i paraaplikimit online te klientit, aprovimi i kredimarrjes ne afat shume te shkurter brenda dy ditesh dhe deri tek financimi 100% me interesa dhe komisione konkuruese.

Fibank po vijon te investoje ne dixhitalizimin e sistemit, e shoqeruar me hedhjen ne treg te sherbimit mobile banking, mundesine per te depozituar cash ne ATM apo edhe nepermjet paraaplikimit online per kredi.

Vlen te permendet se procesi i aprovimit tek Fibank eshte shume i thjeshte me kerkese dokumentacioni minimal i cili gjenerohet lehtesisht nga platforma E-Albania. Duke gjeneruar vetem dokumentin e kontributit te sigurimeve shoqerore dhe te certifikates personale ke mundesine per te aplikuar dhe marre pergjigje brenda dites per kredi konsumatore deri ne shumen 2 milione leke, pa kolateral hipoteke dhe interesa qe fillojne nga 5.5%, akoma me preferenciale nese paga merret ne Fibank. 

Ne bashkepunim me biznese te ndryshme qe Fibank operon, eshte krijuar mundesia qe per klientet e tyre te ofrohen kredi me 0% interes per arsye shendetesore, shkollim, blerje pajisesh elektrike, pushime, mobilim e te tjera.

Se fundmi Fibank me kompanine e telekomunikacionit ONE kane sjelle nje risi ne tregun shqiptar duke ofruar kredi me interes 0, e cila krijon mundesine e  marrjes se pajisjes celulare me plan tarifor me keste.

Cilat ishin masat qe u moren nga Fibank per ruajtjen e cilesise se portofolit Retail?

Viti 2020 ka qene nje vit i veshtire per sistemin bankar per shkak te pandemise por masat qe Banka e Shqiperise mori, duke shtyre me dy tre muaj pagesat e kesteve te kredise dhe pezullimi i kerkesave rregullatore per riklasifikimin e kredive deri ne Mars te 2021 beri qe niveli i treguesve te kredive me probleme te mos kishte rritje por te ishte ne nivele te ulta per vitin 2020.

Por me mbarimin e ketyre afateve do te ndjehen ne protofol efektet e shkaktuara nga pandemia dhe ne keto kushte, besoj eshte e pashmangshme rritja e kredive me probleme per vitin 2021. Fibank ka rritur  provigjonet dhe rezervat e kapitalit , duke filluar nga 2020. Ne kete menyre, kemi mundesine te perballojme kredite problematike, pa ulur dhenien e kredive te reja ne ekonomi.

Sektori financiar pati rezultate pozitive dhe tregoi qe ishte i shendetshem, i mirekapitalizuar dhe likuid.  Rritje e kreditimit ne vitin 2020 me 7,7% eshte nje tregues pozitiv dhe i rendesishem per ruajtjen e cilesise se portofolit te kredise.

Fibank krijoi lehtesi maksimale duke zgjatur afatet e pagesave, ofrimin e periudhave pa detyrime, rishperndarje te kesteve ne periudhen  e mbetur dhe menyra te tjera te personalizuara ne varesi te situates te cdo klienti dhe nivelit te ndikimit nga kjo situate.

Sektoret me te goditur nga pandemia jane turizmi, sherbimet, transporti, fasoneria, qe jane sektore te rendesishem te ekonomise dhe jetike pasojat e te cileve ndikuan ne shendetin e shume kompanive.

Fibank do te jete krah klienteve duke i ndihmuar me te gjithe menyrat e lejueshme sipas kerkesave rregullatore per ta patur sa me lehte dhe te perballueshme kete situate. Per ecurine e vitit 2021 jemi optimiste dhe do te vijojme me mbeshtetjen ndaj kerkesave ne rritje per kreditim.

spot_img

Më shumë

spot_img