Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Drejtoresha e Maternitetit: Projekti ruan godinën historike dhe rindërtohet nga themelet shtesa e dëmtuar nga tërmeti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f675d8bf941c961774f18ece1c4e8dc9

“Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe fëmijët”.

Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, dr. Eliona Demalia u shpreh për Newsbomb se projekti ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet dhe zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti.

“Pjesa e shembur që do të ndërtohet, ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe te porsalindurit. Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike”, tha drejtoresha e Maternitetit.

Investimi për rehabilitimin e maternitetit të vjetër të Tiranës do të rrisë kapacitetet aktuale.

“Është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë por edhe do të dyfishohen kapacitetet, gjë që është mëse e nevojshme”, tha Demalia.

Projekti i ri i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”: Pjesa e parë e godinës historike nuk preket, vetëm rehabilitohet

Screenshot_3.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img