Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Drejtoresha e ISHP-së ngre ALARMIN, Fico: Femrat po preken më shumë nga Covid-19, por meshkujt kanë më tepër fatalitete

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6f6efb463f2893d0c4131a4dd1626018

Drejtoresha e përgjithshme e Insitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka thënë se pavarësisht se ka një rënie të mesatares ditore të rasteve me Covid-19, situata mbetet delikate.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Teknik, ajo tha gjithashtu se femrat preken më shumë se meshkujt, por përsëri meshkujt kanë patur më tepër fatalitete.

“Natyrisht situata aktuale mbetet një situatë delikate e monitoruar nën kontroll gjithsesi. Incidenca javor ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë, po ashtu. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë që të monitorohet.  Femra që preken më shumë se meshkujt dhe meshkuj që kanë më tepër fatalitete.  Pavarësisht e numrit të uljeve të rasteve nuk është akoma momenti për tu hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë. Masat e ndërmarra kanë sjellë ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse mbeten të qendrueshme janë efektive”,- tha Fico.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img