Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Drejtoresha demokrate jep dorëheqjen nga posti në bashki: Është uzurpuar (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Jep dorëheqjen Denisa Vata, Drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Artit dhe Muzikës në bashkinë e Matit.

Vata, njëkohësisht kryetare e FRPD në Mat, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante për shkak të ndërrimit të pushtetit në këtë bashki.

Në shkresën e dorëheqjes së saj, Denisa Vata deklaron se vendimi i saj vjen pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të ri Agron Malajt, ish-gardisti i 21-Janarit.

"Nisur nga fakti që në bashki kanë hyrë pushtues të cilët duhet të ishin përballë drejtësisë, gjithashtu edhe që Bashkia është uzurpuar nga drejtues pa zgjedhje dhe në mohim të votës së tyre të lirë, nisur nga fakti që sot bashkia nuk i përket qytetit dhe qytetarëve, por hajdutëve dhe pazarxhinjve, unë si një e re me shpresë te e mira e vendit tim dhe te vota e lirë, nuk mund të jem pjesë e së keqes dhe e diktaturës", thuhet në letrën e Vatës.

67696101_10216150146486175_2428691705378111488_n.jpg

46342661_10214254440414708_4064933043809288192_n.jpg

60411075_10215611052649166_8231046888523038720_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll