Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, pezullohen dhe 32 patenta për shpejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore.

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. 

albsig

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.  Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Një tjetër drejtues mjeti vihet në pranga për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

32 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në 200 km/h.

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion.

Kontrollet, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, ndalimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të drejtuesve të motomjeteve që drejtojnë motomjetet, pa kaskën mbrojtëse. 

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h. 

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img