Hapësire reklamuese

Aktualitet

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi dy makina të tjera, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se në pranka ka rënë shtetasi S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Personi në fjalë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip "Ford".

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës.

Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip "Ford".

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.