Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Drejtonin me shpejtësi marramendëse, radarët kapin ‘mat’ shoferët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia rrugore ka evidentuar tre raste të kapura nga radarët elektronikë duke drejtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

albsig

spring

Radarët në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë ka konstatuar automjetin tip ‘Benz’ me shpejtësi ekstreme 193 km/h, automjetin ‘Golf 5’ me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin ‘Polo’ me shpejtësi 152 km/h.

Policia e shtetit bën me dije se masa e gjobës ër raste të tilla varion nga 5.000 – 15.000 lekë plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.

Njoftimi i policisë:

Polici Rrugor i ‘padukshëm’ në rrugë për drejtuesit e mjeteve që zbatojnë rregullat e qarkullimit, por prezent me anë të mjeteve logjistike bashkëkohore për ata që shkelin rregullat duke u kthyer në burim aksidenti.

Në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë radari i Policisë konstaton automjetin tip “Benz” me shpejtësi ekstreme 193 km/h.

Po në këtë aks rrugor radari i fshehtë konstaton automjetin “Golf 5” me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin “Polo” me shpejtësi 152 km/h.

5.000 – 15.000 lekë varion masa e gjobës plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.

Po më kryesorja është rreziku për jetën, pasi shpejtësi të tilla dhe në kushtet e lagështirës në rrugë rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesit të mjetit, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Drejtues mjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, në radhë të parë për sigurinë e jetës suaj, të atyre që udhëtojnë me ju dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës!

Policia Rrugore monitoron dhe kontrollon qarkullimin e automjeteve në rrugët urbane dhe interurbane! @ Lushnja, Fier, Albania

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img