Hapësire reklamuese

Aktualitet

Drejtonin makinën të dehur dhe dhunuan policët, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Newsbomb

Policia  e Lushnjes ka arrestuar 2 persoan pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si edhe kanë kundërshtuar me dhunë policët.

Në pranga u vunë shtetasit D.Z, 40 vjeç dhe E.B, 32 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 02:30, në lagjen "Çlirim" Lushnje janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Renault" në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lushnje kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e Policisë së Rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese