Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen tre persona

Shkruar nga Newsbomb
Drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse nën efektin e lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, janë kapur duke drjtuar mjetet nën efektiv e drogave duke ccuar kështu ne 21 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plote:

Tiranë

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që  drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt.

Gjatë kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

- S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll