Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Drejtoi zgjedhjet në PD pas humbjeve në 2017 dhe 2021, Basha “shpërblen” Jemin Gjanën me një vend në Kryesi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jemin Gjana, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike që nga viti 2017, duke drejtuar zgjedhjet pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, është bërë anëtar i Kryesisë së PD.

“Katapultimi” i tij në Kryesi vjen pas ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike, të propozuara nga kryedemokrati Basha, të cilat u miratuan në Kuvendin Kombëtar.

Jemin Gjana është një nga personat më të akuzuar nga kritikët e Bashës, të cilët i kanë kontestuar zgjedhjet e administruar nga ai në PD, si në vitin 2017, edhe në vitin 2021. Në zgjedhjet e fundit për kryetarine ri të PD-së, kandidatët që ishin përballë Bashës e akuzuan Gjanën se po mbante sekret listën e zgjedhësve, por edhe për numërim jo transparent të votave.

Në Kryesinë e re të PD-së do të jetë edhe kryetari i r ii Këshillit Kombëtar, i cili do të jetë pasuesi i Bujar Nishanit. Kryetari i ri do të zgjidhet nga anëtarët e rinj të Këshillit, të cilët u zgjodhën disa ditë më parë nga Kuvendi Kombëtar.

Më shumë

spot_img
spot_img