Kreu i PD, Lulzim Basha nga Fieri u ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë demokratëve që të kthehen në “shtëpinë”e tyre që të vijojnë betejat së bashku.
Ndër të tjera Basha i ka bërë thirrje Drejtësisë duke thënë “e ka nisur punën nga bishti te koka”.
“Mos e humbni besimin tek Shqipëria mos u dorëzoni para trekëndëshit, kalorësve të tranzicionit që duan të jenë përjetësisht në karriget e sundimit. Sepse ata janë pakica sado të zhurmshëm të jenë sado tu ngrejë volumin me paratë e vjedhur nga shumica, ata prap janë pakica. Shumica e qytetarëve duan ndryshimin dhe ky është misioi ynë. Ne do ta sjellim ndryshimin miqtë e mi. Ne sot jemi më të qartë nga sa ishim.
Drejtësia ka nisur të funksionojë vonë dhe ngadalë, por ne jemi këtu dhe u themi që ka dhe do të ketë mbështetjen e PD. E ka filluar nga bishti dhe ta cojë deri te koka. Që ta bëjë këtë të mundur duhet të ketë mbështetjen tonë, të aleatëve dhe qytetarëve.
Na vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe u shtrijmë dorën edhe ndaj atyre demokratëve që u mashtruar dhe manipuluan ranë pre e shpifjeve dh u them që ka dhe do të ketë vend në familjen tonë politike.
Me ta jemi ndarë një herë përgjithmonë, me demokratët e tjerë u hapim kraharorin dhe u themi kthehuni në familjen tuaj dhe të vazhdojmë bashkë betejën,”tha Basha ndër të tjera.