Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për media pas mbledhjes së Këshillit Ministrave.
Ajo është pyetur nga gazetarët se çfarë komenti ka për arrestimin e Sekretarit të Përgithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.
Ibrahimaj u shpreh se çështjen ja kanë lënë Drejtësisë, dhe se është ajo që do të vendosë dhe se më pas do të ketë edhe reagim.
“Në po punojmë për të pasur mundësinë për të pasur një grup të kualifikuar IT. Me qëllim që qeveria të jetë një punëdhënës që është konkuret me tregun, në të cilën sektori i IT të ketë paga të krahasueshme me tregun ose edhe më të larta. Sistemet janë baza e mirëqeverisje.
Ne në fakt, kemi qenë dhe kemi pasur një qëndrim për të gjitha çështjet në hetim. Ne nuk marrim përsipër të bëhemi as gjyqtar dhe as prokurorë dhe as hetues çështjes dhe ja kemi lënë drejtësisë dhe reforma në drejtesi ka treguar se si funksionon. Do të presim sesi do të shpehet drejtësia dhe do ta bëjmë me dije” tha Ibrahimaj.
Po ashtu ajo është pyetur nëse dhe për akuzat e ngritura nga opozita për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Njëri prej gazetarëve tha se ish agjenti i CIA-s David Carrol ka thënë se qeveria ka paguar McGonigal dhe se nëse kanë qenë në dijeni të këtyre pagesave.
“Këto në fakt nuk janë pyetje për mua. Bëhen për të bërë zhurmë. Janë çështje të cilat mediat i kanë mbuluar siç kanë ditur dhe do të presim të gjitha procedurat do të bëhen me dije” tha ajo ndër të tjera.