Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Drejtësi për Liridonën”,protestë para ambasadës së Kosovës për vrasjen e 30-vjeçares

Shkruar nga Newsbomb

Siç ishte paralajmëruar, sot dhjetra gra dhe vajza kanë dalë në protestë pas vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli në Prishtinë.

Gra, vajza, aktiviste për të drejtat e grave, kanë protestuar kundër dhunës me bazë gjinore para ambasadës së Prishtinës në Tiranë.

Aktivistet në marshim- protestën para ambasadës së Kosovës në Tiranë Aktivistet në marshim- protestën para ambasadës së Kosovës në Tiranë

Më thirrje dhe pankarat në duar ato kanë kërkuar drejtësi për Liridonën dhe ndalimin e dhunës ndaj grave në Shqipëri dhe Kosovë.

“Gjyqtarët në gjykatën e Prishtinës e dëgjojnë dhunuesin duke thënë unë e kam rreh dhe e rrehi prap, edhe nuk u intereson, shtyjnë seancën. Mund të gjej justifikime sa të duash për të mos bërë burgun dhe në këtë formë dhunuesi qëndron i lirë dhe është i aftë të kryejë krimin. U bëj thirrje avokatëve dhe juristëve mos u joshni nga paratë e burrave milionerë që qëndrojnë në krah të politikës, biznesmenëve, e atyre që kanë në dorë sistemin e drejtësisë.’’ - tha një prej aktivisteve.

Në fund të protestës, aktivistet ndezën qirinj në nder të 30-vjeçares së vrarë nga burri i saj.

Protestë është mbajrur dhe në Prishtinë, para Gjykatës para nisjes së seancës ndaj Naim Murselit, porositësit të vrasjes së gruas së tij, fqinjit që e pagoi 30 mijë euro Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nipit të Murselit.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” - aktivistët para Gjykatës në Prishtinë “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” - aktivistët para Gjykatës në Prishtinë

Lexo edhe: Vrasja e Liridonës, një muaj paraburgim për Naimin dhe 2 bashkëpunëtorët

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.  Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër. Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit.

Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka pranuar në Policinë e Kosovës se ka porositur vrasjen e gruas. Dyshime për rastin u ngritën menjëherë pas dëshmisë që kanë dhënë familjarët e viktimës dhe vetë Naim Murseli, në media dhe para hetuesve. Ai ndodhej në makinë bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët, por çuditërisht grabitësit e armatosur u përleshën vetëm me gruan dhe jo me kryefamiljarin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese