Hapësire reklamuese

Rajoni

"Drejtësi për Liridonën", nis protesta në Kosovë, të pranishëm dhe familjarët e saj

Shkruar nga Newsbomb

Ka nisur në Prishtinë protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist për Liridona Ademjan, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me pankarta në duar, teksa kërkojnë drejtësi për Liridonën si dhe më shumë siguri për gratë. Mediat kosovare shkruajnë se kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa të pranishëm po ashtu janë edhe familjarët e të ndjerës.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese