Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Drejt Xhulio Prelës ka qëlluar me armë një person i tretë, as Sherrniku dhe as Martinaj (DETAJET)

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e efektivit të FSHN-së, Xhulio Prela.

Sipas informacioneve për mediat, në drejtim të Prelës nuk ka qëlluar as Sherrniku dhe as Martinaj.

Ditën e djeshme u arrestua Nikoll Sherniku si njëri prej personave që ka dijeni për ngjarjen, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Brilant Martinaj.

Mendohet se ka qenë një personi i tretë që ka qëlluar në drejtim të efektivit të FSHN-së, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Si ka ndodhur ngjarja?

Mëngjesin e 5 dhjetorit, rreth orës 02.00, Xhulio po kthehej nga Lezha drejt Tiranës. Efektivi i FNSH në autostradën Lezhë-Milot, është shkëmbyer me një automjet tip “Fuoristradë” me të cilën ka shkëmbyer disa herë ndezjen e dritave të gjata dhe në momentin kur kanë qënë paralel, i kanë rënë borisë së makinës.

Personat janë ofenduar me njëri tjetrin dhe pasi Prela ka ecur pak, është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas makinës, raporton gazetari Elton Qyno.

Pasi e ka arritur makinën i është afruar dhe i ka bërë shenja me drita që drejtuesi i fuoristradës të ndalojë. Punonjësi i policisë ka qenë i armatosur dhe me sa duket sapo është afruar afër fuoristradës, ka hapur xhamin e djathtë të makinës, dhe ka kërkuar llogari, ndërkohë në dorë ka mbajtur dhe armën e shërbimit.

Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personat. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.

Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tjetër është hapur zjarr me një pistoletë TT. Aty efektivi i FNSH ka tentuar të largohet por në lëvizje e sipër një nga tre plumbat e shkrepur e ka marrë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas disa metrash makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Më shumë