Hapësire reklamuese

Aktualitet

Drejt përfundimit "Blloku i Sigurisë", jo më paraburgim në komisariate

Shkruar nga Newsbomb
Drejt përfundimit "Blloku i Sigurisë", jo më paraburgim

Godina Blloku i Sigurisë që do të akomodojë të gjithë të shoqëruarit nga Policia në Tiranë është drejt përfundimit.

Godina pesë katëshe ndodhet pranë IEVP 302, “Mine Peza” dhe pasi të vihet në funksion, do të presë të gjithë të shoqëruarit apo arrestuarit nga policia duke mbyllur kështu qelitë e komisariateve të Tiranës.

Qelitë e reja do të jenë me kushte dhe siguri moderne, me qëllim shmangien e incidenteve si arratisje apo tentativa të vetëvrasjes. Pas vendimit të gjykatës, çdo i dënuar do të lihet i lirë, apo transferohet për të vuajtur dënimin te “302” dhe “313”, në Tiranë.

Punimet për ndërimin e Bllokut të Sigurisë kanë nisur në vitin 2019, pas shpalljes së tenderit me fond limit prej 251 milion lekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll